TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Lushnjes ka arrestuar një 38-vjeçar i cili shpërndante drogë. Atij iu gjetën 9 doza kanabis, të cilat i kishte për të shitur.
Ndërkohë një tjetër person u ndalua se dyshohet që po blinte drogën në momentin kur ndërhyri Policia.
Njoftimi i Policisë:
Mbi bazën e informacioneve të mara nga qytetarët, Patrulla e Policisë së Komisariatit Lushnje, ushtruan kontroll në mjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi E.M ku i gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjithashtu, edhe pasagjerit në mjet, shtetasit E.K, iu sekuestrua një dozë kanabisi.
Në këto kushte, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin E.M, 38 vjeç, banues në Lushnje dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin E.K, 40 vjeç.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.