AKTUALITET, 27 Mars 2019, 13:55

Vrasja e avokatit Ravik Gurra, Shkodra bojkot punës për 3 ditë

Vrasja e avokatit Ravik Gurra, Shkodra bojkot punës për 3 ditë

Pas vrasjes së avokatit në Elbasan, Dhoma e Avokatisë në qytetin e Shkodrës ashtu si dhe kolegët e tyre në të gjithë Shqipërinë kanë bojkotuar për 3 ditë seancat gjyqësore.

Në mënyrë simbolike, avokatët u mblodhën në një nga sallat e gjyqit në gjykatën e Shkodrës dhe mbajtën 1 minutë heshtje në nderim të kolegut të tyre avokatit Ravik Gura, i cili u ekzekutua disa ditë më parë në Elbasan.

Sekretarja e Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Laureta Vathaj tha se misioni i avokatit është fisnik dhe nuk duhet të jetë i rrezikuar.

Ditën e sotme u zhvilluan seancat gjyqësore vetëm për masat e sigurisë ndërsa të tjerat u shtyn pas bojkotit të avokatëve mbrojtës.