AKTUALITET, 27 Mars 2019, 13:11

“Tërmet” te Tatimet dhe Doganat, shkarkohen dy drejtoreshat

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Doganave Belinda Ikonomi. Ministrja e Financave Anila Denaj ka firmosur shkarkimin nga detyra të Belinda Ikonomit.

Në krye të doganave është emëruar Arlind Gjokutaj. Arlind Gjokutaj më parë ka qenë drejtor i Pastrimit të Parave. Belinda Ekonomi është emëruar zv. ministre e Ekonomisë.

Gjithashtu është shkarkuar edhe drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjerro. Enton Duro është emëruar në krye të Drejtorisë së Tatimeve.

Enton Duro më herët ka qenë drejtor në Ministrinë e Financave.