AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 10:39

FOTO/ Trafikantët e kokainës në Angli, teknologji për fshehjen e saj, emrat e shqiptarëve të dënuar

FOTO/ Trafikantët e kokainës në Angli, teknologji për

Anëtarët e një bande shqiptarësh në Britani, që trafikonin sasi të mëdha kokaine, janë dënuar me një total prej 43 vitesh burg.

Ata e fshihnin drogën brenda kroskotit të makinës, në kuti të tilla që mund të hapeshin vetëm me një kombinim butonash dhe një USB.

Kreu i bandës ishte Lulëzim Zefi, 36 vjeç.

Ai kishte edhe katër shpërndarës, që u arrestuan në prill të këtij viti.

Admir Simeqi u vëzhgua teksa shpërndante 3 kg kokainë te Gjergji Marku, përpara se të linte dy kilogramë tek Admir dhe Mark Bici.

Katër kilogramë kokainë u gjet në makinën e Simeqit, në një ndarje të posaçme në kroskot.

Vlera totale e drogës së sekuestruar shkon në 720 mijë sterlina.

Zefi u takua me ‘ushtarët’ e tij Valon Bajgora dhe Valentin Malocaj në një restorant, ku u arrestuan të tre.

Grupi ishte nën vëzhgim prej javësh përpara se të prangoseshin.

Lulzim Zefi u dënua me 12 vite burg.

Talentin Malocaj u dënua me 8 vite burg.

Valon Bajgora u dënua me 2.5 vite burg.

Admir Simeqi u dënua me 6 vite burg.

Gjergj Marku u dënua me 6 vite burg.

Mark Bici u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.

[gallery columns="1" ids="31297,31298,31299,31300,31301,31302,31303,31304,31305"]