AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 10:01

Policia ndalon burrin që rrihte të shoqen, i gjen në shtëpi fara kanabisi

Policia ndalon burrin që rrihte të shoqen, i gjen në shtëpi

Policia e Lezhës ka ndaluar një 36-vjeçar nga fshati Kotërr i Lezhës,Andi P. i cili po rrihte të shoqen. Policia u njoftua përmes një telefonata dhe arriti të parandalonte konfliktin e mëtejshëm. Por, gjatë kontrollit të banesës, Policia ka zbuluar se dhunuesi e kishte mbushur plot me fara dhe boçe kanabisi.

Konkretisht, 460 fara kanabisi dhe 61 gramë lëndë bimore në formë boçe.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  Andi P., 36 vjeç, banues në Kotërr-Lezhë, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 130/a e  283/1 të Kodit Penal.

[gallery columns="1" ids="31247,31248,31249,31250"]