TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, të cilat u zhvilluan ditën e djeshme, Baton Haxhiu vuri një bast të fortë, nëse PDK nuk do të fitonte, ai do të mbyllte televizionin e tij.
“Nëse nuk fiton Kadri Veseli, mbyll televizionin”, kështu u shpreh disa javë më parë ai, por rezultatet treguan të kundërtën.
Teksa dje Kadri Veseli pranoi publikisht humbjen, Haxhiu është parë i përlotur në ekranin e Klan Kosovës.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u ftuan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë.
Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.
