AKTUALITET, 7 Tetor 2018, 15:49

Tymi “pushton” Elbasanin, ndërtesa përfshihet nga flakët

Tymi “pushton” Elbasanin, ndërtesa përfshihet nga

Një ndërtesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit.

Në lagjen “Emin Matraxhiu” , Elbasan, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale të ndryshme,në pronësi të shtetasit B.P., 44 vjeç , banues në lagjen 5 Maji Elbasan, njofton policia.

Dy zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e zjarrit.

Bëhet me dije se po punohet intensivisht për izolimin e flakëve.

Nuk dihen paraprakisht shkaqet e rënies së zjarrit. Nuk ka të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetime paraprake mendohet të jetë aksidentale.