TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas letrës së opozitërs drejtuar kryetarit të kuvendit për përjashtimin e Taulant Ballës nga Delegacioni i Stabilizim Asociimit, pasi Balla shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste në Sarandë Taulant Balla i ka kërkuar opozitës të marri pjesë për reformën zgjedhore.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PS, opozita duhet të kuptojë që e vetmja rrugë për të qenë funksionale në demokraci është të marrë pjesë në Kuvend, të ndërpresë bojkotin e të votojë reformën zgjedhore.
“Dua ti them nga Saranda opozitës, meqë javën e ardhshme kemi njoftuar thirrjen e një tryezën politike të të gjitha partive parlamentare dhe jo parlamentare në funksion të përfundimit të reformës zgjedhore, në funksion të të gjithë rekomandimeve të OSBE/ODHIR të transferuara në amendament të kodit zgjedhorë.”-deklaroi Balla.
Fjala e plotë:
Dua ti them nga Saranda opozitës, meqë javën e ardhshme kemi njoftuar thirrjen e një tryezën politike të të gjitha partive parlamentare dhe jo parlamentare në funksion të përfundimit të reformës zgjedhore, në funksion të të gjithë rekomandimeve të OSBE/ODHIR të transferuara në amendament të kodit zgjedhorë.
Opozita duhet të kuptojë që e vetmja rrugë për të qenë funksionale në demokraci është të marrësh pjesë në Kuvend, të ndërpresësh bojkotin dhe të gjithë së bashku të votojmë reformën zgjedhore, si një detyrim ky që ka Shqipëria sot edhe në rrugën europiane. Të gjitha ndryshimet që kemi bërë në kodin zgjedhor janë fjalë për fjalë gjithçka ka kërkuar opozita dhe sigurisht janë rekomandime të OSBE/ODHIR.
Ne jemi të gatshëm të testojmë në 200 qendra votimi edhe metodat e elektronike, qoftë të identifikimit, qoftë të numërimit me qellim që nëse 200 qendrat e votimit nga 5500 që kemi afërsisht në të gjithë Shqipërinë na rezulton se ky model funksionin, pastaj do të eksplorojmë të gjitha mundësitë e tjera për të testuar në shkallë më të gjerë në 2021.
TPZ.AL