AKTUALITET, 7 Tetor 2018, 15:15

Aksident në Tiranë, përplasen dy makina afër spitalit (Foto)

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në kryeqytet, teksa janë paplasur dy automjete.

Ngjarja ka ndodhur pranë Spitalit të Traumës, ndërsa mjetet e përfshira në aksident janë një mjet tip ‘Ford’ me targa AA635LX dhe një tip ‘Benz’ me targa AA412TV.

Si pasojë e përplasjes nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.