TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy aksidente automobilistike në Prrenjas, ku janë plagosur katër gjyqtarë futbolli. Dy mjetet janë përplasur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd në vendin e quajtur “Përrenjas fshat”.
Në njërën prej makinave ndodheshin katër gjyqtarë futbolli, kanë marrë dëmtime të lehta, momentalisht janë nën kujdesin intensiv të mjekëve, nuk paraqesin rrezik për jetën.
Në aksidentin e dytë në kthesën e “Pishkashit” është përplasur një furgon dhe një autoveture të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spital, ndërkohë policia ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Librazhd -Prrenjas, në fshatin Pishkash, mjeti tip “Ford” me targa AA 108 MT me drejtues shtetasin I.I. 22 vjeç, banues në Shkodër, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA 269 AE,me drejtues shtetasin B.Ç., 59 vjeç banues në Librazhd.
Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë të cilët ndodheshin në mjetin tip “Benz”, të cilët janë transportuar në Spitalin e Prrenjasit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. TPZ.AL