TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka hedhur akuza ndaj qeverisë “Rama” lidhur me çështjen e Agron Xhafaj. Sipas tij fakti është që droga është biznes qeveritar ndërsa ministri Fatmir Xhafaj bënë ende ligjin pavarësisht se është burgosur Agroni në Itali.
Më tej akuzon kryeministrin Edi Rama se bënë tellallin e sundimit të krimit.
“Prokuroria është thjesht instrument i qeverisë, për aq kohë sa nuk merret me thelbin, pra me trafikun e drogës dhe me krimin.”-shkruan Manjani në Facebook.
Reagimi:
Me aktor apo me personazhe realë, nuk është ky thebi!
Nëse vërtetë një aktor ka luajtur një rol, aq më keq për qeverinë, se e bën atë budallaqe përveç se të ligë!
Fakti është që droga është biznes qeveritar; Agroni shkoi në burg; Fatmiri ende bën ligjin dhe drejtësinë; Edëini bën telallin e sundimit të krimit.
Prokuroria është thjesht instrument i qeverisë, për aq kohë sa nuk merret me thelbin, pra me trafikun e drogës dhe me krimin.
Jetojmë në Republikën e dhunës së të fortëve dhe të idiotëve që i ha miza për çdo fjalë që dëgjojnë.
Kush guxon të denoncojë shpallet armik dhe arrestohet! Arsyeja e arrestimit është se i aktivizon “mizën nën kësulë” qeverisë.
Degjenerim...
TPZ.AL