TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë takimit me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Kuçovës, kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi foli për gjendjen e vështirë ekonomike në Shqipëri.
Sipas Kryemadhit qytetarët e kuptojnë që situata është e rëndë jo vetëm në ekonomi por edhe për sigurinë. Më tej ajo akuzon qeverinë “Rama” për lidhje me krimin e organizuar, madje ajo tregoi se këto grupe janë licencuara nga vetë kryeministri.
“Njerëzit e kuptojnë që situata është me të vërtetë shumë e rëndë, situatë e rëndë ekonomike, politike dhe situatë e rëndë e sigurisë. Kjo vjen si rezultat i kapjes së shtetit nga krimi ose thënë ndryshe si rezultat i licensimit të grupeve kriminale nga kryeministri,” deklaroi Kryemadhi.
Deklarata e plotë:
Njerëzit e kuptojnë që situata është me të vërtetë shumë e rëndë, situatë e rëndë ekonomike, politike dhe situatë e rëndë e sigurisë. Kjo vjen si rezultat i kapjes së shtetit nga krimi ose thënë ndryshe si rezultat i licensimit të grupeve kriminale nga kryeministri.
Sot ne kemi një problem shumë të madh me ekonominë shqiptare. Kemi një ekonomi të monopolizuar në tre duar dhe kjo vjen si rezultat i lidhjes apo komunikimit të kryeministrit me një grup të caktuar. Ne nuk kemi nevojë për një politikë që punon dhe iu shërben bandave për të shkelur ligjin dhe për ti mbrojtur ata dhe një politikë që përdoret si kamxhik ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë asnjë lloj përkrahje.
Mbajmë vendin e parë në Francë para sirianëve për azilkërkues. Ne nuk është se kemi një luftë këtu si ndodhi lufta në Siri por në fakt luftë më të egër dhe më të poshtër sesa shpërngulja e shqiptarëve për shkak të frikës dhe të pasigurisë dhe të pamundësisë nuk ka.
Sot shqiptarët nuk kanë shpresë.
Tashmë ne si opozitë që të bëhemi alibi e Edi Ramës në parlament nuk ka më asnjë vlerë, që të jemi thjesht një mburojë që të themi ka demokraci, se ja opozita është në parlament, bën sikur flet, ne bëjmë sikur i dëgjojmë dhe ngremë forcën e kartonit dhe votojmë. Rruga e opozitës tashmë është vetëm një. Përballja sy për sy me këtë regjim kriminal. TPZ.AL