SPORT, 22 Qershor 2018, 14:13

Turqia voton të dielën, 4 gjërat që paraprijnë dhe çfarë pritet të ndodhë

Nga Time

Qytetarët turq do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën, 24 qershor, për të zgjedhur njëherazi presidentin e vendit dhe deputetët në parlamentin turk.

Sondazhet paralajmërojnë një fitore të ngushtë për presidentin, Rexhep Tajip Erdogan.

Në prill 2017, Erdogan fitoi  me një referendum të ngushtë prej 2 përqind – për të ndryshuar kushtetutën e Turqisë. Kjo çoi në një sistem presidencial ekzekutiv, me Erdogan në krye.

Ishte sërish Erdogan ai që kërkoi zgjedhjet e parakohshme për të marrë përsipër kompetencat e përcaktuara në atë referendum.

Nëse Erdogan fiton zgjedhjet, ai nuk do të jetë vetëm kreu i Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe kreu i shtetit. Presidenca ekzekutive gjithashtu do ta bëjë atë kreun e qeverisë (aktualisht të mbajtur nga Kryeministri Binali Yıldırım), si dhe do të forcojë pushtetin e tij mbi ushtrinë dhe policinë.

Erdogan tashmë emëron shumicën e gjyqtarëve në Gjykatat e Larta dhe nëse ai fiton, parlamenti dhe pushteti ekzekutive do të bien në duart e tij.

Por pavarësisht Erdogan këto janë katër gjërat që duhen pasur parasysh para votimit të së dielës në Turqi:

  1. Gara do të jetë e padrejtë

Kjo do të jetë fushata e parë e pandershme e zgjedhjeve në Turqi që kur vendi u bë një demokraci shumëpartiake në vitin 1950.  Qeveria po censuron gjithashtu përmbajtjen në internet, duke kontrolluar rreth 90 përqind të të gjitha mediave në vend.

Shembull për këtë është rrjeti i TRT-së i financuar nga Erdogan, e cila i dha atij 31 orë dhe 25 minuta kohë transmetimi gjatë muajit maj, kandidatit për Partinë Popullore Republikane Popullore (CHP), Muharrem Ince, vetëm 3 orë dhe 38 minuta, liderit të partisë IYI (Mirë), Meral Aksener, 9 minuta, dhe kandidatit të Partisë Demokracia Demokratike (HDP) asnjë minutë.

  1. Turqia do të mbetet shumë e polarizuar

Gjatë kohës së tij si kryeministër i Turqisë nga viti 2003-2014, dhe si president që nga ajo kohë, Erdogan është bërë gjithnjë e më shumë konservatore dhe populiste. Ai ka demonizuar dhe shkatërruar në zona të ndryshme dhe pakica duke filluar nga nacionalistët kurdë dhe socialdemokratët, të cilët nuk kanë të ngjarë të votojnë për të. Kjo ka ndihmuar Erdogan të rrisë ndikimin e tij tek krahu i djathtë, islamikët dhe nacionalistër.

  1. Erdogan do të përballet me një opozitë (gati) të bashkuar

Erdogan ka marrë 12 fitore elektorale në të gjithë vendin, kjo sepse ai u bekua me një opozitë të ndarë. Kampi anti-Erdogan ishte i përbërë nga grupe të ndryshme, duke përfshirë nacionalistët turq e kurdë, laikët dhe madje disa islamikë. Fat i Erdoganit është se hendeku midis tyre ishte shpesh më i gjerë sesa hendeku që i ndante ata nga Erdogani.

  1. Vota nacionaliste kurde do luajë rolin të rëndësishëm

Blloku i opozitës ka përjashtuar partinë nacionaliste kurde, për të shmangur mosmarrjen e votive nga votuesit nacionalistë të CHP dhe IYI. Si rezultat, HDP po kandidon më vete dhe po arrin mbështetjen e prej 10% sipas sondazheve./Hashtag.al

Burimi: time.com