SPORT, 22 Qershor 2018, 11:14

Nga Argjentina kërkojnë që Mesi të largohet nga kombëtarja: Boll më, fute në formacion miqtë e tu

Nga Argjentina kërkojnë që Mesi të largohet nga

Duket se populli argjentinas po e vuan shumë atë humbjë poshtëruese ndaj Kroacisë. Përveç 3 golave, dolën në pah edhe shumë probleme të tjera. Argjentina është në prag të eleminimit dhe shpreson nga të tjerët. Gazetari i mirënjohur argjenintas, Fernando Niembro kërkon që fituesi i 5 herë topit të artë të heqë dorë nga kombëtarja.

“U largua përpara disa vitesh, dhe nuk do të ishte keq po ta bënt sërisht”, ka qenë komentin i tij. Megjithëse ai vazhdon më tej dhe nuk e lë me kaq. “Messi u bë zot i kombëtares argjentinase. Është trajneri i skuadrës sonë dhe vendosi që të fusë në formacion miqtë e tij. Dhe ja ku e keni rezultatin.

Një ekip pa forcë, një ekip i fyshkur, një ekip pa zemër. Messi, kërkojmë prej teje që të luash me zemër. Je lojtari më i mirë. Kur ekipi rrëzohet, më të mirit të skuadrës i kërkohet që të japë dhe atë që nuk ka. Ti nuk e dhe. Boll më me mikun tënd Mascherano. Një herë e dhe dorëheqjen nga kombëtarja, nuk do të ishte keq që ta bëje sërish këtë gjë”.