TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çdo gjë është zyrtare Mirçea Luçesku nuk është më trajneri i Turqisë. Një muaj para sfidës me Shqipërinë rumuni është shkarkuar nga stoli i turqve.
Ai e kishte marrë këtë post që në gusht të viti 2017 dhe drejtoi Kombëtaren për 17 ndeshje, ku arriti vetëm 4 fitore dhe humbi 7 takime. Ndërkohë barazimet e arritura ishin 6.
Ky lajm është bërë zyrtar nga Federata e Futbollit të Turqisë dhe zëvendësuesi i tij me shumë mundësi do të jete trajneri i Beshiktashit Shenol Gynesh.
E vetmja pengesë është skuadra e madhe turke që nuk dëshiron të heqë dorë nga trajneri që i rikthehu lavdinë klubit. Turqia do të jetë kundërshtari i parë për Kombëtaren shqiptare në 22 mars në “Loro Borriçi”, për kualifikueset e “Euro 2020”