AKTUALITET, 11 Shkurt 2019, 14:39

LAJM I FUNDIT/ Krimet e Rënda pranojnë kërkesën e Saimir Tahirit, ja çfarë do të ndodhë me gjykimin e tij

LAJM I FUNDIT/ Krimet e Rënda pranojnë kërkesën e Saimir

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahirit, duke i vendosur kohë prokurorisë deri më 10 mars për të vendosur përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do mbyllen hetimet

“Për mua dhe prokurorinë fillon numërimi mbrapsht. Deri më 10 mars besoj që edhe prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do të kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time deri në gërmën e fundit. Më vjen mirë që jam në këtë fazë. Gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund”,- tha Tahiri përpara gazetarëve.