TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Shtetit Ilir Meta ka komentuar sot dy rrëzimet e kandidaturave të tij për kreun e Këshillit të Lartë të Shtetit. Sipas tij asnjë prej propozimeve nuk ka pasur si qëllim të forcojnë shumicat, ndërsa nuk ka thënë asgjë dhe për emrin e Anastas Angjelit.
”A do të jetë kandidatura e Anastas Angjelit e treta e vërteta për kreun e KLSH-së?”, ishte pyetja e Fax News.
“Unë jam i bindur se të gjitha propozimet e presidentit synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, sundimin e forcimit të ligjit, dhe jo forcimin e shumicave”, është shprehur Meta.
Kujtojmë se kandidaturat e Metës, Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri nuk u pranuan nga ana e mazhorancës, duke thënë se u mungonte eksperienca në fushën financiare.
Ndërkohë që Meta nuk ka kaluar për përmendur dhe çështjen Dritan Dajti, ku tha se duhet të merren të gjitha masat për vlerësimin e vendimit.
“KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe verifikuar çështjen në fjalë”- tha Meta./Fax News