TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm, Samir Tahiri është paraqitur sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda, por ai është shoqëruar nga disa “fanse” të zjarrta të tij.
Dy zonjat janë paraqitur para Gjykatës me bluzën e Saimir Tahirit të stampuar në kraharor, ku lexohet dhe dixhitura “gjigand”.
Por , kjo nuk është hera e pare që ish ministri pritet nga simpatizantet e tij ,edhe në përballjet e tjera publike, si ajo në Komisionin e Mandateve dhe Imuniteteve, zonjat e kanë shoqëruar Tahirin, madje i kanë puthur duart dhe e kanë përqafuar.
Ajo që bie në sy është se tashmë mënyra e ndryshimit të Saimir Tahirit në veshje dhe pamje ka ndryshuar totalisht që pas largimit nga posti i ministrit të brendshem.
Ja si dukej dikur Tahiri kur ishte ministër i Brendshem.
Sot Saimir Tahiri është shfaqur krej ndryshe, sportiv dhe me një pamje tjeter duke hyrë dhe dal nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Ndryshimi është drastik po të shohim edhe një foto të disa kohëve më parë ku jashtë politikës Saimir Tahiri duket një njeri tjetër.
/TPZ.AL/