AKTUALITET, 11 Shkurt 2019, 14:28

Video/Skandali me policin, ja si Sandër Lleshi merrte përgjegjësi për çdo shkelje të policëve

Video/Skandali me policin, ja si Sandër Lleshi merrte përgjegjësi

“Në qoftë se do t’i shikoni policët me krimin, dijeni që jam unë me krimin, në qoftë se do t’i shikoni policët të dehur, dijeni që po pi unë. Në qoftë se i shikoni policët të pasjellshëm, ta dini që po sillem unë keq. Pra, ata do të jenë fytyra jonë. Ata do të dalin më shumë në TV, në media, dhe do të na përfaqësojnë ne. Polici ushtari, janë fytyra e kombit, janë fytyra e Republikës. Ata i veshin simbolet.”

VIDEO:

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/303081220565245/

Ishte kjo deklarata e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi dhënë për emisionin Opinion. E siç duket figura e Policisë së Shtetit duket se është e rrënuar.

Denoncimi i sotëm nga Newsbomb, se efektivi i zonës  Berhan Bajrakurt ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur  tregon qartë fytyrën e policisë në Shqipëri.

 

http://www.tpz.al/2019/02/11/skandali-shefi-i-policise-ngacmon-seksualisht-15-vjecaren-e-mori-ne-makine-mezor-kryen-veprime-te-turpshme-permes-telefonit/