TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak javë më parë, Zhoze Murinjo u shkarkua nga Mançester Junajtid duke humbur edhe mundësinë që të vazhdonte rrugëtimin e tij me “djajtë e kuq” në Ligën e Kampioneve, ku siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt. Por Murinjo do të jetë përsëri protagonist i turneut, këtë radhë duke komentuar pikërisht ish-skuadrat e tij si Reali e Mançester Junajtid, pasi ka nënshkruar një kontratë me televizionin rus “RT”.
Ashtu si në Botëror, Murinjo do të komentojë paraqitjet e skuadrave dhe do të bëjë analizën teknike të ndeshjeve për televizionin rus, eksperiencë interesante dhe e sigurisht e mirëpaguar për portugezin në rubrikën që do të titullohet “Në vijën e fushës me Zhoze Murinjon”.
“Mbulimi i Botërorit për “RT” ishte një eksperiencë e madhe dhe pres me padurim mundësinë që të bashkëpunoj me këtë ekip fantastik”, tha Murinjo. Ai bëri shumë bujë në verën e kaluar duke parashikuar me saktësi disa prej rezultateve të ndeshjeve, por këtë radhë për ta parë në veprim duhet pritur data 7 mars, pasi të jenë luajtur një pjesë e ndeshjeve me eliminim direkt.