AKTUALITET, 11 Shkurt 2019, 15:32

Zgjedhjet lokale, miliona lekë për Ramën dhe Bashën

Zgjedhjet lokale, miliona lekë për Ramën dhe Bashën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur shpërndarjen e fondeve për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në total nga buxheti i shtetit janë 190 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e marrin dy partitë kryesore politike, PS dhe PD, përkatësisht 86 dhe 82.8 milionë lekë.

Ndërkohë LSI, si forca e tretë politike do të përfitojë mbi 27 milionë lekë. Për t’u ndjekur më pas nga PDIU me 10 milionë, socialdemokratët me rreth 7 milionë lekë. Partitë politike, bazuar në Kodin Zgjedhor përfitojnë financa nga taksapaguesit, për zhvillimin e fushatës zgjedhore.

Me dekret të Presidentit zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor.