AKTUALITET, 24 Prill 2019, 17:24

Truproja pastron trenin para se të dalë Kim Jong Un (Video)

Truproja pastron trenin para se të dalë Kim Jong Un (Video)


Të gjithë gazetarët, diplomatët dhe të tjerë persona që gjendeshin në stacionin e trenit në Vladivostok të Rusisë, kanë parë një skenë të pazakontë.

Ndërsa treni po ndalej në stacion dhe po e ulte në vijimësi shpejtësinë, një truprojë e pastron mjetin. Ndërsa në “aksion” nuk ishte vetëm një truprojë, por disa të tilla.

Të veshur në kostume të zeza dhe me doreza të bardha, truprojat kujdesen maksimalisht që dalja e Kim nga treni të jetë sa më spektakolare.

Ata ndër të tjera duan që lideri i tyre të zbresë nga një tren “xham i pastër”. Lideri koreano-verior zhvilloi takim me Putin. Kjo nuk është hera e parë që truprojat e liderit koreano-verior shfaqen në skena të pazakonta.

Edhe në takimin e Kim me presidentin amerikan Donald Trump, truprojat shihen duke vrapuar në radhë pas limuzinës ku ndodhej lideri absolut i Koresë Veriore.