TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Robert Mugabe, i cili sundon prej 30 vjetësh në Zimbabve, raportohet se nuk pranon të dorëhiqet, pavarësisht thirrjeve që të lërë detyrën, transmeton BBC.
93-vjeçari u vendos nën arrest shtëpie pasi ushtria mori kontrollin e vendit të mërkurën mes betejës së brendshme se kush do të merrte pushtetin. Zyrtarë të ushtrisë thanë se po diskutojmë me presidentin Mugabe për hapat që do të merren, ndërsa raportuan se deri tani kanë arrestuar kriminelë që shërbenin në ekzekutiv, por pa dhënë emra.
Sipas mediave, disa zyrtarë të lartë kanë rënë në pranga, ndërsa të tjerë janë në arrati.
Lideri i opozitës në Zimbabve, Morgan Tsvangirai tha se është në interesin e popullit që Mugabe të dorëhiqet menjëherë.
Ushtria ndërhyri pasi Mugabe shkarkoi zëvendësin e tij Emmerson Mnangagëa, duke treguar se drejtimin e partisë dhe presidencën do t’ia linte gruas së tij Grace Mugabe.
Sipas ushtarakëve, partia, shteti dhe vendi nuk janë pronë e askujt dhe s’mund të trashëgohen.
Analistët thonë se nëse Mugabe bindet që të japë dorëheqjen, kjo do ti jepte legjitimitet ndërhyrjes dramatike të ushtrisë, të cilët refuzojnë ta quajnë grusht shteti.