BOTA, 17 Nëntor 2017, 14:19

Rusi, Furgoni përplaset me kamionin, 15 persona të vdekur

Rusi, Furgoni përplaset me kamionin, 15 persona të vdekur

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur pasi një furgon pasagjerësh është përplasur me një kamion në rajonin e Mari El, në perëndim të Rusisë.

Aksidenti ndodhi të enjten  në një autostradë rajonale ndërsa furgoni po përpiqej që të parakalonte një automjet tjetër dhe u përplas me kamionin që po transportonte dru.

Policia tha se numri i të vdekurve është rritur në 15, përfshirë një grua e cila vdiq rrugës për në spital.

Katër persona të tjerë janë shtruar në spital, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas burimeve mes të vdekurve ka edhe fëmijë.