TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Interit, Antonio Konte, u duk mjaft i kënaqur me fitoren e ekipit të tij në transfertë ndaj Bolonjas, edhe pse ajo erdhi shumë e vuajtur.
Pas ndeshjes, Konte u shpreh se kjo fitore ishte një përgjigje mjaft e mirë për lojën e ekipit, dhe se djemtë e tij po bëjnë në fushë atë që ai i kërkon.
PËRGJIGJE – Ishte një përgjigje e madhe pas golit të pësuar në një mënyrë të pafat. Djemtë treguan karakter, dhe ky është një lajm i madh për ne, sepse nuk është e thjeshtë në ndeshje si këto. E merituam fitoren, dhe ishte një shenjë e rëndësishme.
ECURIA – Ne mendojmë për kampionatin tonë, dhe nuk e shohim çfarë po bëjnë të tjerët. Duhet të mendojmë të japim sinjalet e duhura për tifozët tanë. Djemtë po bëjnë në fushë atë paraqitje që i kam kërkuar. Tashmë kemi një transfertë të vështirë në Dortmund.
“LU-LA” – Dyshja e sulmit është thelbësore për mua. Ne përgatisim një situatë loje për të dy. Lukaku është pykë e parë, por të dy mund të luajnë edhe si sulmues të dytë. Ata po punojnë fort për lidhjen e tyre. Jam i kënaqur me ta, dhe për punën që bëjnë për ekipin në lojën pa top. Edhe Espozito po rritet mirë prapa tyre.