TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni Besnik Sulaj ka ndërhyrë, në një lidhje telefonike, në emisionin "Të Paekspozuarit", ku po diskutohej afera ARMO. Sulaj ka dashur të sqarojë pozicionin e tij, por nuk ka arritur të shpjegojë përse nuk i ka paguar taksat shtetit shqiptar. Ai ka fajësuar ligjin shqiptar dhe kompaninë Bankers, për zhytjen e kompanisë ARMO në borxhe.
Gazetarja Ornela Liperi ka insistur disa herë për të kuptuar, përse Besnik Sulaj, nuk ka paguar taksat, por nuk ka patur një përgjigje konkrete nga ana e tij, përveç justifikimit dhe pretendimit se Bankers nuk ka furnizuar ARMO-n. (shih videon më poshtë)
Ornela Liperi: Sa është detyrimi juaj për tatimet? Të dhënat janë se borxhi ka arritur deri në 47 milionë dollarë. Sa është detyrimi? Ka dalë një listë e tatimeve, ku IRTC figuronte diku tek 27 milionë dollarë, deri në 40 milionë dollarë.
Besnik Sulaj: Është shumë më pak, aty te 27 milionë dollarë. IRTC, ka filluar në vitin 2016, me përgatitjen e rafinerisë për ta vënë në punë. Të gjithë punonjësit protestonin. Ky ishte edhe problem shoqëror. Në nëntor të vitit 2016, rafineria u vu në punë, por duhet të bëhet e qartë se rafineria, nuk ka kuptim nëse nuk do ketë naftë bruto.
Ornela Liperi: Mungojnë 27 milionë dollarë, përse nuk i keni paguar?
Besnik Sulaj: Nuk na furnizonte Bankers.
Emisioni i plotë:
/TPZ.AL/