TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrojtësi i Parmës, Matteo Darmian, është zyrtarisht një lojtar i Interit. Është vetë klubi zikaltër që ka konfirmuar kalimin e tij në Milano përmes një postimi në “Twitter”.
30-vjeçari do të transferohet në radhët e Interit për një sezon në formë huazimi. Në sezonin e kaluar, Darmian ishte një nga shtyllat e ekipit tek Parma, duke luajtur 35 ndeshje në Serie A.
Kujtojmë që para transferimit tek klubi emilian, mbrojtësi i majtë ishte pjesë e Manchester United.
Darmian luajti për katër sezone për “Djajtë e Kuq” dhe tashmë është ribashkuar me Antonio Conten, të cilin e ka patur trajner në kombëtaren italiane.