TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona e Roland Koemanit tregon limitet e saj përballë Sevillas në “Camp Nou”, ku sfida u mbyll në barazim 1-1. Skuadra andaluze, fituese e freskët Europa League-s, jo vetëm që ia doli t’i bënte ballë lojës së “blaugranave”, por e vuri në vështirësi kundërshtarin falë lojës kompakte dhe kombinimeve të sakta, sidomos në mesin e fushës.
Andaluzët shfrytëzuan faktin se Ansu Fati dhe Greizmann nuk ishin në një ditë të mirë, ndërsa Trincao, i futur në lojë në pjesën e dytë, në vend të francezit, duhet të bënte më shumë në krahun e djathtë të sulmit.
Të dy golat e kësaj sfidë u shënuan brenda 10 minuave të para. Fillimisht ishte Luk de Jong që shfrytëzoi një top të mbetur në zonë për të zhbllokuar takimin, por vetëm pak çaste më vonë Coutinho shfrytëzoi një “asist” të dhënë në mënyrë të pavullnetshme nga një mbrojtës kundërshtar për të barazuar shifrat.
Në fundit e ndeshjes Trinaco humbi një mundësi të artë përballë portierit, ndërsa Lionel Messi pretendoi një 11-metërsh, pasi u shkel nga kundërshtari, por që nuk u vu re nga kryesori.
Debutoi me “blaugranat” në këtë sfidë 19-vjeçari amerikan Serginho Dest, që mori disa herë iniciativën në krahun e majtë, në vend të Jordi Albas, duke treguar cilësi të mira sidomos në fazën sulmuese.