AKTUALITET, 29 Maj 2019, 21:51

Denoncimi tek Berisha/ Kandidati i PS-së për Dibrën aksidenton qytetarin, policia fsheh ngjarjen

Denoncimi tek Berisha/ Kandidati i PS-së për Dibrën aksidenton


Kandidati i PS për bashkinë e Dibrës, Dionis Ymeraj ka aksidentuar një qytetar vetëm 50 metra larg drejtorisë së Policisë, por ngjarja e rëndë është mbajtur e fshehtë nga forcat e rendit.

Ky është denoncimi që bën një qytetar në profilin e ish kryeministrit Sali Berisha.

“Narkokandidati aksidenton qytetarin! Narkopolicia dhe narkopartia fshehin aksidentin! Kështu, kur të aksidentojnë narkohorrat e narkopartisë faji është gjithmone i yti”, shkruan Berisha, ndërsa poston edhe denoncimin e qytetarit.

“Përshëndetje doktor !

Mbrëmë rreth orës 20:30, makina e kandidatit për kryetar Bashkie të Partisë Socialiste , Dionis Ymeraj ka aksidentuar një qytetar 50 m larg Drejtorisë së Policisë .

Ai është ing.Sefer Manreka 64 vjeç dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë , pasi ka thyer këmbën dhe ka fraktura në pjesë të tjera të trupit .

Ngjarja është mbajtur e fshehur nga organet e rendit . Narko policia e drejtuar nga Ylli Doda i emëruar në Dibër nga Ymer Lala është kujdesur të fshehin , dhe ta manipulojnë ngjarjen . Në lidhje me ngjarjen nuk ka njeri të ndaluar .

Policia dhe drejtues të PS kanë ushtruar presion tek i aksidentuari që të pranojë fajsinë për këtë aksident , duke qenë se është punonjës iadministrate .

Të afërm të të aksidentuarit thonë që u janë ufruar njerëz të Ymerajt dhe të PS ,duke u siguruar shpenzimet e spitalit “.