AKTUALITET, 4 Korrik 2018, 18:01

Transferimi 100 milionë euro, Ronaldo i thotë ‘po’ Juventusit

Cristiano Ronaldo ka pranuar të transferohet tek Juventus pasi kampionët e Italisë kanë vendosur të paguajnë €100 milion (£88m/$116m) klauzolën e tij të zgjidhjes së kontratës me Real Madrid, sipas O Jogo. Juventus ka analizuar aspektin financiar për të firmosur me kampionin portugez, ndërsa sa i përket pagës janë gati ti japin Ronaldos një kontratë 4 vjecare për një total prej 120 milion euro (£101m/$140m). Mardhënia e Ronaldos me presidentin e Real Madrid Florentino Perez është thyer pas dështimit për akordin e një kontrate të re, gjë që e bëri 33-vjecarin të zgjedhë Juventus.
João du 34@Joaodu34

Última Hora! ⏰ Cristiano Ronaldo vai para a Juventus segundo o jornal "O Jogo" ! @nicolas_vilas