TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre shqiptare raportohet se janë plagosur rëndë në tre aksidente të ndodhura në Italinë fqinje orët e fundit, referuar raportimeve të mediave italiane.
Pasditen e sotme, një 24-vjeçar teksa ishte duke drejtuar një makinë tip “Ford Fiesta“ në komunën Castelfranco di Sotto, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
I riu me iniciale B.M. u transportua në spital.
Ndërsa në Tremoli, një 39-vjeçar që ishte nën drejtimin e një motoçiklete tip “Suzuki”, është përplasur me një makinë duke mbetur i plagosur.
Rasti i tretë është shënuar në Prato, ku një 40-vjeçar shqiptar është gjetur në gjendje të rëndë në një kantier ndërtimi nga një koleg e më pas është transportuar në spital. Dyshimet janë se ka rënë nga një vinç ku ishte duke punuar.
