TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paralajmërimi i Ramës, u bë gjatë fjalës në hapjen e qendrës multifunksionale ‘Art-Turbina’.
Rama u shpreh se rindërtimi është kohë e humbur, para e hedhur dëm dhe është thjeshtë shtyrje për më vonë e zgjidhjes së problemit duke paralajmëruar kështu ndërtimin e një godine të re për Bibliotekën Kombëtare.
“Kjo skenë e re është një tjetër provë, besoj, e vizionit, e shijes dhe e dëshirës sonë për të ndërtuar objekte dinjitoze, bashkëkohore në shërbim të kulturës, të artit apo të sportit. Sigurisht, ne parapëlqejmë të rindërtojmë qoftë dhe tërësisht, por sidoqoftë duke shfrytëzuar pjesërisht, diku më pak e diku më shumë, ngrehina godinash ekzistuese, siç kemi bërë me disa dhe siç po bëjmë me të tjera. Se sigurisht kushton më pak e buxheti ynë, edhe pse ende tejet i kufizuar në raport me nevojat e mëdha që ka sistemi i kulturës, na i mundëson hap pas hapi ndërhyrje të tilla, por në raste të tjera si rasti i stadiumit kombëtar, të Teatrit Kombëtar apo dhe të Bibliotekës Kombëtare, e cila sapo kaloi dhe një moment dramatik për shkak të prurjeve të ujit, rindërtimi duke shfrytëzuar mjedisin ekzistues, guackën ekzistuese është kohë e humbur, është para e hedhur dëm dhe është thjeshtë shtyrje për më vonë e zgjidhjes së problemit, por nuk ka të bëjë me zgjidhjen”, tha Rama gjatë fjalës së tij.