AKTUALITET, 4 Korrik 2018, 17:56

"Wanted", vendimi i Qeverisë/ Europol vjen në Shqipëri

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit miratimin në parim të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Europol, për vendosjen e oficerit ndërlidhës të agjencisë europiane ligjzbatuese në vendin tonë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, ‘Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë’, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin e Zbatimit të Ligjit, mbi vendosjen e oficerit ndërlidhës të Europol-it, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Qeverisë, që hyn në fuqi menjëherë.

VKM Europol