TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa plasaritje të mureve të Teatrit Kombëtar, pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot paradite kryeqytetin dhe zonat përreth, po shfrytëzohen maksimalisht nga “makineria e propagandës” e orientuar nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si një argument “plus” për shembjen e godinës historike në zemër të Tiranës, atje ku është shkruar historia e teatrit shqiptar.
Fotot e publikuara dhe formulimi i tekstit nga zyra e “propagandës” në Bashkinë e Tiranës - të publikuara më pas në mediat afër Veliajt - po tentojnë të manipulojnë opinionin e gjerë se, kompleksi i godinave të Teatrit Kombëtar rrezikon shembjen për shkak të amortizimit dhe se ato duhen prishur një orë e më parë, për t’i lënë vend projektit “grabitqar” për ndërtimin e kullave përmes formulës së njohur të qeverisë “Rama”: Partneritetit Publik-Privat.
Ndonëse nuk e ka mbështetjen e gjerë të artistëve, të cilët kërkojnë që godina të mos shembet - – çdo mbrëmje vazhdojnë protesta, tashmë edhe me mbështetjen e qytetarëve të shumtë - Veliaj synon të përdorë elementin e frikës me rrezikimin e mundshëm të ndërtesave , për të venë në zbatim planin e grabitjes së truallit të Teatrit Kombëtar.
/TPZ.AL/



