TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Flamur Bramati nga fshati Toshkëz i Përmetit u vu në pranga nga Specialistët për Hetimin e Krimit në postën e policisë Këlcyrë, njoftoi policia.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet me nr.vendimin 13/22-2015-131, datë 15.04.2015, e ka dënuar të riun me pesë vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.

Pasi u akuzua për abuzim me një vajzë nga fshati i tij, e cila ishte me aftësi të kufizuara fizike, Bramati humbi gjurmët.
Pas disa vitesh në arrati, 29-vjeçari u arrestua pasditen e kësaj të marte pas informacioneve të siguruar në rrugë operative për vendndodhjen e tij. Dyshohet se gjatë kësaj kohe, ai ka qenë në emigrim në Greqi.