AKTUALITET, 25 Dhjetor 2018, 15:25

Trajneri i Lokomotivës iu thur elozhe shqiptarëve, ja çfarë thotë për Uzunin dhe Kastratin

Trajneri i Lokomotivës iu thur elozhe shqiptarëve, ja

Trajneri i Lokomotivës së Zagrebit, Goran Tomiç ka folur për mediat vendase në një intervistë të gjatë të tij, ku ka analizuar sezonin e skuadrës së tij.

Tomiç u shpreh shumë i lumtur me edicionin futbollistik që skuadra e tij bëri, duke e mbyllur kampionatin e rregullt në vend të katërt, në kuotën e 31 pikëve. Më shumë i impresionuar, trajneri ka qenë me dy shqiptarët, Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati.

Për dy futbollistët kuqezi, Tomiç u shpreh: “Jam shumë i impresionuar me lojtarët e rinj. Uzuni dhe Kastrati kanë kaluar çdo pritshmëri timen, por nuk është koha për eufori. Duhet të vazhdojnë me këto ritme”,- tha mes të tjerash numri një i pankinës së Lokomotivës.