TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe, Ana Bërnabiç për taksën doganore.
Gjatë ditës së sotme kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se dialogu me Kosovën nuk do të vazhdojë pa heqjen e taksës doganore prej 100 për qind për mallrat serbe.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se derisa Serbia vazhdon të veprojë kundër Kosovës, taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe nuk do të shfuqizohet.
Kreu i ekzekutivit kosovar theksoi se Bërnabiç pa fije turpi i kishte bërë thirrje Shqipërisë që të rishqyrtoj njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Sa i përket taksës është e drejtë e jona dhe e mbrojmë sigurinë tonë. Kryeministrja e Serbisë, Bërnabiç u dërgon letra qeverive të ndryshme, madje edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të tërhequr njohjen e Kosovës”- u shpreh Haradinaj.
“Përderisa Serbia ka këtë lloj qasje, atëherë kuptohet shumë mirë se për çfarë kemi vepruar ne”-tha Haradinaj.