AKTUALITET, 25 Dhjetor 2018, 14:28

Rooney tregon dobësinë më të madhe të Mourinhos

Rooney tregon dobësinë më të madhe të Mourinhos

Ish-sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka thënë se dobësia më e madhe e ish-trajnerit të tij, Jose Mourinhos, është aftësia e tij e komunikimit me lojtarët, duke shtuar se kjo gjë kishte bërë që ai të largohej nga klubi.

Rooney u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester Unitedit, mirëpo në sezonin e tij të fundit me Manchester Unitedit, Mourinho nuk e aktivizonte atë mjaftueshëm dhe kjo kishte bërë që ai të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë, Evertonin.

Mourinho u shkarkua të martën e javës së kaluar pas disfatës që pësoi kundër Liverpoolit me rezultat 3-1, duke mbetur 19 pikë larg tyre në tabelën e Premierligës. Drejtuesit e klubit nuk ishin të kënaqur me portugezin edhe për shkak të deklaratave negative të tij, të cilat bënin që në klub të mbizotëronte një atmosferë e keqe.

E përditshmja angleze, The Mirror, raporton se klubi e kishte marrë këtë vendim pasi që disa ditë më parë, Woodward kishte marrë një telefonatë nga njëri ndër yjet e skuadrës së Manchester Unitedit, i cili i kishte kërkuar shkarkimin e Mourinhos.

“Sipas mendimin tim, natyrisht isha në Manchester Unitedi për një vit me të. Ai nuk i mbante lojtarët të informuar. Mendoj se kjo gjëja që më habiti më së shumti për të, komunikimi me lojtarët nuk ishte në nivelin që duhej të ishte”, ka thënë Rooney.

“Kur e lë një lojtar jashtë skuadrës për një ndeshje, ndonjëherë është më e mirë për lojtarin t’ia sqarosh pse e ke marrë këtë vendim. Por, lojtarët nuk e kishim këtë gjë me Mourinhos dhe kjo është një ndër gjërat më të vështira për një lojtar, për ta kuptuar se pse nuk po luan”.

“Mendoj se problemi më i madh i Mourinhos ishte komunikimi me lojtarët dhe e di se ata nuk ishin të lumtur me të”.

Në vendin e Mourinhos tani ka ardhur përkohësisht ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer. Norvegjezi do të kthehet në pozitën e trajnerit të klubit ku kishte qenë deri një javë më parë, Molde, në maj të vitit 2019.