AKTUALITET, 25 Dhjetor 2018, 12:19

Panik në Tiranë, makina përfshihet nga flakët

Një makinë është përfshirë nga flakët në kryeqytet. Ngjarja është shënuar pak çaste më parë në zonën e Ali Demit. Mësohet se makina e përfshirë në flakë është tip Mercedes Benz A-class.

“BalkanWeb” ka siguruar foto dhe video nga momenti i djegies së automjetit, ndërsa në pamje është fiksuar edhe momenti kur në makinë dëgjohet një shpërthim.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në makinë, por fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar nga flakët. Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e zjarrit në makinë.