AKTUALITET, 25 Dhjetor 2018, 12:05

Hyjnë për të vjedhur, shqiptarët përleshen me pronarin në Itali

Hyjnë për të vjedhur, shqiptarët përleshen me pronarin

Zbulohen dy shtetasit shqiptarë, që u përleshen me pronarët e një banese në Itali, ku hynë për të vjedhur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, e sipas mediave italiane, shqiptarët grabitës ia dolën t’i shpëtonin policisë dhe pronareve, duke u hedhur nga dritarja, por u zbuluan, pasi u ra nga xhepi portofoli me dokumente.

Ata ishin brenda një banese, kur pronaret e shtëpisë kthehen në mbrëmje  konstatojnë se në shtëpi kishte njerëz. Nis përleshja me dy grabitësit, ndërkohë që një nga pjesëtarët telefonon policinë duke kërkuar ndihmë menjëherë.

Shqiptaret, mundën të hidheshin nga dritarja dhe të arratiseshin përmes kopshtit. Por njërit prej grabitësve i ra nga xhepi portofoli, brenda të cilit kishte edhe dokumente.

Policia, e ka gjetur portofolin në kopsht, më pas zbuloi identitetin e dy shqiptarëve.

Behet fjale për M.F., 40 vjeç dhe M.F, 47 vjeç.