AKTUALITET, 15 Mars 2018, 10:29

Debati për ndihmën ekonomike, PD kërkon ndërprerjen e seancës derisa të vijë Rama

Debati për ndihmën ekonomike, PD kërkon ndërprerjen e

Partia Demokratike ka pritur sot në nisje të seancë parlamentare, zhvillimin e mocionit me debat me kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema ekonomike të 20 mijë familjeve.

Por, kryeministri nuk ka qënë i pranishëm në sallë në orën 10:00 dhe kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho, që paraqiti kërkesën, deklaroi se seanca duhej të ndërpritej pasi Rama nuk kishte ardhur.

Kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi, ka ndërhyrë duke thënë se Rama do të paraqitej patjetër, por ende nuk kishte përfunduar takimin me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë. Kësisoj, ai ftoi PD-në të prisnin disa minuta.

Ndërkohë, Spaho ka ngritur në foltoren e Kuvendit, shqetësimin e PD për numrin e madh të familjeve që po përballen me varfërinë e madhe në të gjithë vendin.