AKTUALITET, 1 Prill 2018, 15:28

Trafikantët braktisin makinën me drogë në Orikum, do trafikohej në Itali

Trafikantët braktisin makinën me drogë në Orikum, do
Plot 30 thasë me kanabis sativa janë gjetur ditën e sotme në Orikum. Mësohet se një pjesë e lëndës narkotike u gjet në një makinë pranë bregut të detit, ndërsa disa thasë me drogë u gjetën pak metra larg mjetit.

Dyshohet se trafikantët kanë braktisut mjetin bashkë me thasët e drogës sapo pikasën policinë, dhe u larguar me shpejtës.

Droga e gjetur në bregdetin e Orikumit dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë, përmes detit.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë, si dhe identifikimin dhe kapjen po poseduesve të lëndës narkotike. Pas aksionit të policisë u ndaluan edhe dy persona, ideniteti i të cilëve nuk dihet