TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga qyteti i Kukësit dhe 24 orë pas protestës kundër taksën për Rrugën e Kombit, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho ka paralajmëruar qeverinë se nëse vijon me të njëjtën sjellje, situata në qytet mund të përshkallëzohet dhe të marrë përmasa serioze.
Spaho foli fill pas vizitës që kreu me deputetë të tjerë në komisariatin e policisë së Kukësit, aty ku dhjetëra qytetarë janë mbledhur në shenje proteste kundër arrestimeve të kryera në orët e vona të natës nga forcat speciale RENEA. Madje Spaho tha se 24 personat e arrestuar deri më tani nuk ndodhen më në komisariatin e qytetit të Kukësit, por janë dërguar për hetim në kryeqytet.
"Atij i thamë që i ka prerë në besë qytetarët e Kukësit, pasi dje u është kërkuar që në këmbim të anulimit të protestës nuk do të arrestohet njeri. Gjatë natës si në diktaturë janë arrestuar 24 persona dhe janë lëshuar urdhër-arreste edhe për aq të tjerë. I kërkuam drejtorit ta ndërpresë këtë klimë, i kërkuam që të lirojnë të arrestuarit që i kanë çuar në Tiranë dhe t'i futemi rrugës së dialogut. Nëse vazhdohet kështu situata mund të eskaloj. Shpresoj që ky zë të jetë dëgjuar"-tha Spaho