TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kyeministri Rama i ka quajtur disa herë vandalë protestuesit e djeshëm që u përplasën me Policinë për vendosjen e traut të pagesës në Rrugën e Kombit.
Por në takimin e sotëm me gazetarët kreu i qeverisë nuk e shmangu dot pyetjen nëse edhe protestuesit e 21 Janarit që goditën policinë, ishin vandalë.
“Është debat i vjetër dhe është e ndarë kjo punë. Protestuesit atë ditë nuk kanë ardhur për të bërë asnjë lloj dhune, përkundrazi janë sulmuar nga policia. Unë me Majkon dhe një grup tjetër dhe jemi kthyer përpara kullave sepse na erdhi përballë tymi i gazit lotsjellës dhe makina me ujë. Që turmat reagojnë kur sulmohen nga policia, kjo ndodh. Mos bëjmë krahasime komplet pa lidhje sepse në këtë rast bëjmë gabim të madh”, u shpreh Rama.