TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu në një konferencë për shtyp i ka bërë thirrje Edi Ramës të lirojë menjëherë protestuesit e arrestuar. Gjatë deklaratës së tij Shehu tha se nuk do të ket takim me Ramën nëse ai nuk liron protestuesit.
“Unë e kam deklaruar se nuk jam kundër taksës. Deri para disa ditësh kam qenë në negociata. Sot nuk është kryetari i bashkisë ai që drejton negociatat janë qytetarët. Të vijnë dhe të bisedojnë.
Unë jam përfaqësuesiiI tyre.
Bashkim Shehu bëhet pjesë e çdo proteste që organizojnë qytetarët. Unë kam qenë pjesë e të gjitha takimeve.
I kemi provuar të gjitha mënyrat. Kjo është një kauz. Ju e dini shumë mirë se çfarë po ndopdh me këtë qeveri. Qeveria është përfshirë me krimin e organizuar dhe ata njerëz nuk janë arrestuar. Ata që u arrestuan sot janë të gjithë hallexhinj. Unë jam pro protestave paqësore.
Unë qytetarëve u bëj thirrje për qetësi dhe të protestojnë sipas rregullave.
Kërkojmë se çfarë ka ndodhur. Protesta ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur asnjë lloj informacioni për rebelim të banorëve”./TPZ.AL