“Lironi djemtë tanë! Lironi djemtë tanë!” – thërrasin fuqishëm dhe pandërprerë familjarët e 23 të arrestuarve përballë Komisariatit të Kukësit.
Me çadra hapur dhe mbështetjen simbolike të deputetëve të opozitës së pranishëm aty, familjarët e të arrestuarve kaluan orën e katërt përballë Komisariatit. Kauza për të cilën u protestua ditën e djeshme, për ta është legjitime. Tarifa 5 euro për të kaluar në Rrugën e Kombit i dëmton ata më së shumti.
Por më tepër ata janë të tronditur për mënyrën se si policia shkelmoi dhunshëm dyert e banesave në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke arrestuar, siç thonë ata, edhe persona që nuk kanë qenë fare të pranishëm në protestë.
Sali Berisha ka qenë tepër aktiv në Facebook duke postuar denoncime me mesazhe dhe video për situatën në Kukës. Ish-kryeministri postoi këtë video para pak minutash në Facebook: