AKTUALITET, 1 Prill 2018, 13:14

Edi Rama paguan para, për të shpërndarë fjalimin e djeshëm përpara "kombit"

Kryeministri Edi Rama, mes ankthit dhe frymëmarrjes së çrregullt, ka mbajtur një fjalim ditën e djeshme, për të sqaruar protestën e qytetarëve në "Rrugën e Kombit", dhe ndërhyrjen e policisë në protestën e dhunshme.

Pavarësisht tentativës, për tu shfaqur si një patriot zemërgjerë dhe i përkushtuar për fatet e vendit, në fjalimin e kryeministrit, dallohej frika e tij proverbiale, ndaj reagimit qytetar. Por, ai vetë duke i kënaqur me performancën e djeshme, dhe e ka sponsorizuar në Facebook fjalimin e tij, pra ka paguar para në mënyrë që video të shpërndahet sa më shumë. Mesa duket, kryeministrit nuk i mjaftojnë  të gjitha ekranet apo portalet që ka uzuarpuar dhe ka nevojë të paguajë para për të shpërndarë mesazhet në rrjetet sociale.

Foto:

/TPZ.AL/