TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh sot se s’kishte asnjë arsye pse duhej të konsultohej me Qeverinë e Kosovës lidhur me tarifën 10 euro vajtje-ardhje të Rrugës së Kombit.
I pyetur në lidhje me këtë, Rama u shpreh se kjo nuk është një taksë, por tarifë.
“E pse duhet të konsultohesha? Kjo nuk është taksë, është tarifë përdorimi. Përdor një mall do japësh pjesën tënde. Nuk kemi asnjë arsye të konsultohemi. Nuk është tarifë e vendosur politikisht.
Nëse tarifa është e lartë lëre mos e bëj. Por në rastin konkret nëse nuk e bën, fundi dihet, rruga do të prishet. Kjo nuk është tarifë patriotizmi. Patriotizëm është ta paguash tarifën. Ato historitë që këtu do ndërpriten flukset, janë qesharake. Asgjë nuk do ndërpritet, gjithçka do vazhdojë normalisht.