AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 17:17

Operacion i madh kundër drogës në Greqi, 11 shqiptarë në pranga

Operacion i madh kundër drogës në Greqi, 11 shqiptarë
Një operacion i madh po zhvillohet prej ditës së djeshme nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar të Athines në ishullin grek Zakynthos. Prej dites se djeshme e deri tani jane arrestuar 22 persona, 11 greke dhe 11 te huaj mes tyre shqiptare, si pjese e nje grupi te strukturuar kriminal te trafikut nderkombetar te droges.

Shumica e arrestimeve jane bere ne Zakyntho, por arrestime ka pasur edhe ne Athinë dhe Pyrgo.

Operacioni eshte kryer nga 20 agjente civile te anti-krimit te organizuar.

Burime bejne te ditur se kjo organizate ka arritur te sjelle ne ishull 700 kg marijuane. Mesohet se operacioni vijon nderkohe qe mesohet se 22 te arrestuarit e deritanishem do te cohen ne prokurori ne oret ne vijim te mbremjes se sotme.