AKTUALITET, 23 Janar 2018, 15:22

Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës, plagoset me thikë 21-vjeçari

Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës, plagoset me

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një i ri është qëlluar me thikë dhe ka mbetur i plagosur.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen numër 16 të Durrësit dhe policia ka ndaluar një të dyshuar.

Bëhet fjalë për 16-vjeçarin me inicialet S. S., i cili ka qëlluar dhe plagosur me thikë 21-vjeçarin me inicialet A. K.

Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.